Trajnimi në Menaxhim Projektesh rrit normën e suksesi

Share

Menaxherët e projekteve që kërkojnë fonde për trajnime kanë dëshmi të reja që trajnimet përmirësojnë normën e suksesit të projekteve, falë një sondazhi në lidhje me këto dy gjëra.

Sondazhi i realizuar në internet dhe me anë të telefonit në prill nga firma konsultuese dhe trajnuese në menaxhim projektesh, Project Management Solutions, pyeste të anketuarit që të tregojnë se sa para harxhojnë në trajnim për menaxhim projektesh, llojet e metodave të trajnimit që përdorin, efektivitetin e atyre metodave dhe rezultatet që ata arrijnë falë atyre trajnimeve.

Të anketuarit e sondazhit raportuan që iniciativat e trajnimeve të tyre në menaxhim projektesh kanë përmirësuar tetë aspekte të performancës së biznesit dhe projekteve të ndërlidhura deri në 26%.

 

Kënaqësia e të anketuarve ishte më e larta, duke u përmirësuar me 29%, e ndjekur nga
• orari (27% përmirësim)
• ulja në dështimet e projekteve (26% përmirësim)
• mbajtja e projekteve në buxhetin e paracaktuar (25% përmirësim)
• përmbledhja e kërkesave (25% përmirësim)
• cilësia (25% përmirësim)
• produktiviteti (25% përmirësim)
• koha në treg (24% përmirësim)

Studimi vërteton hulumtimin që IDC (kompani simotër e CIO.com) publikoi në vitin 2006. IDC nxori përfundimin që trajnimi është çelësi kryesor në suksesin e projektit dhe theksoi që projektet që i kanë dedikuar mes 6% dhe 10% të buxheteve të tyre trajnimit ishin dyfish më të suksesshme sesa projektet që kishin dedikuar 4% ose më pak të buxhetit të tyre për trajnime.

Deborah Crawford, EVP në Project Management Solutions dhe presidente e divizionit të trajnimeve, thotë që vlerësimi i të anketuarve për përmirësimin e performancës në organizatat e tyre si rezultat i trajnimeve ka qenë shumë cilësor, që do të thotë se ato janë bazuar në kombinimin e ndjenjave, përvojës dhe vëzhgimeve të të anketuarve. Crawford shton se të anketuarit në organizata me PMO (zyra për menaxhim projektesh) me përvojë kishin shifra që lidheshin drejtpërdrejt me përmirësimin e menaxhimit të projekteve me anë të trajnimeve.

Të anketuarit e sondazhit shpenzojnë një mesatare prej 2,211$ për një person gjatë një viti në trajnim për menaxhim projektesh. Kompanitë e vogla dhe të mesme ndajnë një mesatare prej shtatë ditësh për trajnim në menaxhim projekti për person gjatë një viti, përderisa kurse e mëdha ndajnë pesë ditë në vit për trajnim.

Format më efektive dhe më joefektive të trajnimeve për menaxhim projektesh
Jo të gjitha format e trajnimeve për menaxhim projektesh janë të ngjashme ose efektive në mënyrë të barabartë, sipas 262 menaxherëve, PMO drejtorëve dhe menaxherë projektesh e programesh që kanë marrë pjesë në sondazh. Ata matin efektivitetin e trajnimeve të menaxhimit të projekteve bazuar në vlerësimet që jepen nga pjesëmarrësit në trajnime, ndryshimet pozitive në raportin mes resurseve të projektit dhe punës së tyre, vlerësimin e dijes së fituar dhe bazuar në rezultatet e biznesit që mund të lidhen në mënyrë direkte me trajnimin.

Më shumë se dy të tretat (69%) e të anketuarve vlerësuan metodën me një klasë të udhëhequr nga një instruktor si metoda më efektive në trajnimin e menaxhimit të projekteve.

Crawford deklaroi për CIO.com se pjesëmarrësit e renditën këtë metodë si më të mirën për shumë lloj arsyesh, përfshirë mundësinë për të punuar në rrjet, të bërit pyetje spontanisht, ndarja e përvojës dhe mësimi në një ambient që provon të pasqyrojë dinamikën e vërtetë të një skuadre projekti.

“Instruktorët zakonisht janë menaxherë projektesh të kalitur që kanë shumë tregime luftërash. Ata mendonin që të dëgjonin nga dikush që ka gërvishtje ishte e pavlerë. Ka shumë grupe të veçuara dhe ushtrime. Studentët punojnë me njëri-tjetrin për të zgjidhur problemet dhe konfliktet.” shtoi Crawford.

Teknikat e përziera, që kombinojnë mësime me klasë të udhëhequr nga një instruktor me disa kombinime të mësimit elektronik (e-learning) individual, e-mësime të udhëhequra nga një instruktor (si webinar) ose trajnime të bazuara në teknologji (si CD-ROM dhe podcast-e), renditen në pozitën e dytë, me 53% të votave të të anketuarve.

Trajnimet e bazuara në teknologji nuk ishin aq të preferuara, as në mesin e IT profesionistëve, thotë Crawford. Më pak se një e treta (29%) e të anketuarve e vlerësuan e-mësimin individual si të dobishëm. Më pak (27%) e konsideruan e-mësimin të udhëhequr me instruktorë të dobishëm. Një në pesë veta (20%) mendojnë që trajnimi i bazuar në teknologji është i dobishëm.

Pyetjes pse lexuesit duhet t’u besojnë rezultateve të sondazhit të Project Management Solutions (pasi interesi i kompanisë është që të dëshmojë se bizneset përfitojnë më tepër nga trajnimet në menaxhim projektesh), Crawford iu përgjigj duke qartësuar qëllimin e studimit. Ajo tha që ai ishte bërë që të ndihmonte në vendosjen e pritshmërive rreth ndikimit që trajnimi mund të ketë në performancën e projekteve dhe bizneseve.

“Është në interesin tonë më të mirë që të sigurohemi që njerëzit të shohin rezultate, jo të trajnojmë për hir të trajnimeve”, thotë Crawford. “Ka situata ku ne nuk ofrojmë trajnime sepse s’mendojnë që një organizatë është e gatshme për këtë. Për shembull, ata kanë nevojë të kenë ndonjë menaxhim projekti aktual që të ofrojmë trajnim.”