Medium: Reklamimi sistem i dështuar, konsideron ndryshimin e modelit të biznesit

Share

ev_williams_15527367148-796x530Shefi ekzekutiv i Medium, Ev Williams, tha se modeli i biznesit përmes reklamimit nuk po funksionon dhe se startupi do të largojë 50 punonjës duke mbyllur zyrat në New York dhe Washington.

Punonjësit e larguar përbëjnë 1/3 e fuqisë punëtore të kompanisë. Me anë të një postim në blog, Williams tha se dëshiron të largohet nga përmbajtja me reklama, e cila është edhe forma më fitimprurëse sot në internet.

Williams përshkoi këtë model biznesi terësisht të varur në klikime dhe shikime duke e quajtur sistem të dështuar.

Shumica e artikujve, videove, dhe përmbajtjeve të tjera që konsumojmë çdo ditë është e sponsorizuar në mënyrë direkte apo indirekte nga korporatat të cilat investojnë për të arritur objektivat e tyre,” shkruante Williams. “Çdo përmbajtje matet, ekzagjërohet dhe shpërblehet në bazë të performancës. Pikë. Si rezultat, lexojmë … epo atë që të gjithë po lexojmë. Dhe po bëhet më keq dita ditës.

E nëse reklamimi nuk është një e mirë, çfarë do të bëjë Medium-i atëherë? Williams është në dyshime.

Ne do të përqendrohemi në shpërblimin e krijuesve dhe shkrimtarëve në bazë të cilësisë së krijimtarisë së tyre,” shkroi Ai. “Është shumë herë të themi sesi do të ngjajë kjo.”

Medium ka përfituar mëse 130 milion dollar investim nga investitorë të njohur si Google Ventures, Greylock dhe Spark Capital. Vlera e kompanisë përllogaritet në 600 milion dollar. (CIO Albanian)

Comments are closed.