Mbyllet llogaria në Twitter e Martin Shkreli pas akuzave për ngacmim

Share

_93322177_gettyimages-538408816Llogaria në rrjetin social Twitter e ish shefit ekzekutiv të Turing Pharmaceuticals, shqiptarit Martin Shkreli është mbyllur pas akuzave se kishte ngacmuar gazetaren Lauren Duca. Twitter konfirmoi se mbyllja e llogarisë erdhi pas ngjarjes me gazertaren Duca.

Shkreli u vu në qendër të kritikave në 2015-tën pasi rriti çmimin e një ilaçi nga 13.50 dollar në 750 dollar brenda një nate. Në Dhjetorin e vitit të kaluar ai u arrestua nën akuzat e mashtrimit.

Në rastin e gazetares Duca, ajo kishte publikuar në Twitter një foto të një ftesë nga Shkreli për në inagurimin e presidentit të shteteve të bashkuara Donald Trump. Përgjigja e saj e cila erdhi përmes Twitter ishte: “Më parë ha organet e mija.”

Kundërpërgjigja e Shkrelit ishin disa foto të tij dhe gazetares Duca. Një zëdhënës i Shkreli tha se Martin shpreson që  mbyllja të ketë qenë e përkohshme. (CIO Albanian)

Comments are closed.