Intel i nënshtrohet Trump, lajmëron ndërtimin e një fabrike 7 miliard dollarëshe në SHBA

Share

U.S. President Donald Trump shakes hands with Chief Executive Officer of Intel Brian Krzanich the Oval Office of the White House in Washington.Intel zgjodhi zyrën ovale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për të njoftuar një investim prej 7 miliard dollarësh në një fabrikë semikonduktorësh në Arizona të Shteteve të Bashkuara.

Kjo fabrikë pritet të krijojë 3,000 vende të reja pune, i cili ka qenë edhe premtimi më i fortë i Trump gjatë fushatës së tij presidenciale.

Shefi ekzekutiv i Intel, Brian Krzanich, njoftoi investimin përpara reporterëve teksa qëndronte pas karriges së Presidentit Trump, një sinjal ky i cili tregon sesi korporatat Amerikane mund ti adaptohen politikave të Shtëpisë së Bardhë nëse kjo e fundit zotëron vullnetin e duhur.

Krzanich tha se puna ka filluar prej vitesh dhe se lajmërimi i saj në Shtëpinë e Bardhë është një mbështetje për politika e reja taksative të administratës Trump.

Intel ishte një prej 100 kompanive që u bashkuan kundër urdhrit ekzekutiv të Trump. Vitin e kaluar gjigandi i procesorëve lajmëroi shkurtimin e 12,000 vendeve të punës. /CIO Albanian

Comments are closed.