Daimler investon në aplikacionin AutoGravity

Share

Daimler AG sign is pictured at the IAA truck show in Hanover, Germany, September 22, 2016.  REUTERS/Fabian Bimmer/File Photo

Daimler, prodhuesi i makinave me markën e njohur Mercedes-Benz, lajmëroi ditën e Marte një investim miliona Eurosh në AutoGravity, një aplikacion mobil i fokusuar në shërbime financiare.

Blerësit e makinave në SHBA mund të përdorin AutoGravity për të gjetur oferta të mira të blerjes së makinave apo marrjes me qira.

AutoGravity përfshin disa marka dhe modele makinash dhe shërben si urë lidhëse mes prodhuesve dhe blerësve duke ofruar opsione të financimit dhe dhënies me qera përmes një telefoni. /CIO Albanian

Comments are closed.